Arsenal predhash në shtratin e lumit Shkumbin

0
667

Efektivët EOD, të batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse në FA kanë zbuluar një arsenal municioni në Bradashesh.

Operacioni zgjati përreth 2 orë dhe forcat xhenio evuidentuan  100 predha artilerie 85 mm në njësinë adminstrative Bradashesh në Elbasan, të cilat mendohet se kanë mbetur aty që prej vitit 1997.

Ato janë transportuar në poligon ku do bëhet asgjesimi i tyre.

Në operacion asistuan efektivë të Policisë së Shtetit.

Kërkesa për ndërhyrje u bë nga Prefekti i Elbasanit menjëherë pasi predhat u konstatuan në afërsi të lumit Shkumbin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here