Berisha:”Super narkoministri i Norieges pret me ahengje vendimin e narkogjykates se Edvinit”

0
674

Një video e publikuar pak ditë më parë ku ish Ministri Tahiri këndonte live në një karakoke të Tiranës është rikthyer këtë të dielë nga ana e ish- kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka tallur dhe ironizuar Saimir Tahirin.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha e ka “modifikuar” paksa videon duke i mbivendosur një këngë në të cilën flitet për “mundimet në qeli”, teksa në sfond duket Tahiri duke kënduar.

Statusi i Berishës:

Super narkoministri i Norieges, skafoministri qe u dha makinen me targen dhe pronesine ministrore dhe skafin e tij famozve Habilaj dhe qe me Noriegen, te cilin e mbane penge me Xibraken, mbuluan Shqiperine ne kanabis, pret duke sfiduar me ahengje dhe orgji vendimin e narkogjykates se Edvinit por qytetaret mendojne ndryshe per te.Ata mendojne se vendi i tij esht ne qeli. Ndiqni videon. sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here