Trajneri i ri i Kombëtares, mediat italiane bëjnë të sigurtë këtë emër

0
730

Shkarkimi i Cristian Panuccit, e ka vënë FSHF-në dhe Armando Dukën, në lëvizje për një trajner që do të arrijë të sjellë sërish entuziasmin te Kombëtarja.

Para disa ditësh qarkulloi lajmi se Duka ishte në Bologna për të folur me Alberto Zakeronin.

Por, sipas asaj që raporton “Radio Kiss Kiss“, Duka ka qenë në Itali, jo për të takuar Zakeronin, por Edy Reya dhe për të vazhduar punën, të cilën e kishte nisur në “Loro Boriçi”, pas humbjes me Turqinë.

Bëhet fjalë për një ofertë prej 250 mijë eurosh në vit, po aq sa përfitonte Panucci, pa pagën e stafit. Pritet që Reja të pranojë këtë ofertë dhe ndihmësi i tij do të jetë Coluçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here