Për zyrtarin amerikan, Matthew Palmer i cili ndodhet në një viztitë zyrtare në Shqipëri, kjo qeveri është legjitime dhe SHBA po bashkëpunon me të. Në një bashkëbisedim me gazetarët, në ambjentet e ambasadës amerikane në Tiranë, Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit tha se nuk ka ardhur në Shqipëri me një platformë për zgjidhjen e krizës.
“Qeveria e vendit legjitime ne po bashkepunojmë. Kjo qeveri do ta coje vendin përpara drejt Europeës, Sshqipëria duhet të vijojë me reformën në drejtësi.’ Tha Palmer ndërsa shtoi se inkurajon partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve.” -tha Palmer ndër të tjera