Peshengritesi Qerimaj renditet i dyti në dygarësh ne kampionatin Europian të Gjeorgjisë

0
709

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj ka përfunduar garën në kampionatin Europian të Gjeorgjisë ku është renditur i dyti në Baderinë B të peshës 81 kilogramë. 30-vjeçari në shkëputje kaloi me sukses të tre provat, ndërsa maksimumi që ngriti ishte pesha 159 kilogramë. Në përfundim të këtij stili Erkandi u rendit i dyti me vetëm 1 kg më pak se kundërshtari spanjoll.

Ndërkohë në stilin e shtytjes Erkandi kaloi me sukses vetëm një nga tre provat, por që ishte e mjaftueshme për të zënë vendin e parë. Shqiptari në provën e vetme të kaluar me sukses ngriti 188 kg, duke shkuar në total 347 kg.

Edhe pse në përfundim të dygarësishit Erkandi kishte ngritur të njëjtën peshë me vendin e parë u rendit I dyti pasi kishte peshë më të madhe trupore. Ndërkohë për të mësuar renditjen përfundimtare të kategorisë 81 kilogramë duhet pritur edhe gara e baderisë A, ku merr pjesë edhe Daniel Godelli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here