Starton faza Play-Off në volejboll femra

0
869

 

Kampionati Kombëtar i volejbollit për femra është futur në fazen më interesante të tij. Kjo javë ka shënuar startin e takimeve të Plej-Ofit, dhe sipas formulës së kampionatit, Vllaznisë I ka takuar të ndeshet me Partizanin, një skuadër kjo kampione në fuqi dhe fituese e kupës së Shqipërisë, por që vajzat kuqeblu e paten mundur brenda në Tiranë në përballjen e fazës së dytë. E ardhur pas një seri fitoresh radhazi, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi dhe kolegu I tij Adrian Mikopli e ka nisur mjaft mirë edhe këtë përballje të parë, ku përpos disa barazimeve radhazi, ka arritur edhe të kryesojë, por pa arritur ta mbyllë me sukses setin e pare, të cilin e ka humbur me shifrat 25 me 19. Kur pritej  reagimi në kampin kuqeblu, volejbollistet shkodrane bëjnë krejt të kundërten dhe çuditërisht lëshojnë çdo gjë në fushën e lojës duke mos iu përgjigjur fare ritmit të Partizanit, I cili nuk nguron të shënojë pikë pas pike duke e mbyllur edhe këtë set me fitore në favor të tyre, madje me një diference shumë të madhe në shifrat 25 me 12. Humbja edhe e setit të dytë, dhe sidomos shifrat e thella në pikëzim kanë ndikuar jo pak në atmosferen e skuadres shkodrane. Këtë radhë morali në radhët e skuadres dukej qartë se ishte në piken zero dhe kjo ndikoi drejtpërdrejtë në lojën e vajzave, të cilat duke e humbur edhe këtë set me rezultatin 25 me 14, humbin të gjithë ndeshjen me rezultain e thellë 3 me 0. Megjithatë, sa I përket kualifikimit në gjysmëfinale akoma asgjë nuk ka përfunduar, sepse takimi I dytë I këtij turi mes këtyre dy skuadrave do të luhet të premten në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, aty ku Vllaznia e përkrahur edhe nga tifozëria shkodrane ka rastin të mundë Partizanin dhe ta çojë kualifikimin në një ndeshje të trete, që sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Volejbollit, I takon të luhet përsëri në Tiranë, pasi kundërshtari ka renditjen më të mirë në klasifikim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here