Saturday, September 21, 2019

Vila e Admir Muratajt në Prezë, si i vëzhgonte grabitjet me dylbi

346
0

Edhe pse konsiderohej si “truri” i grabitjes së 3.2 milionë dollarëve të BKT-së më 9 shkurt 2017-të afër Rinasit, Admir Murataj nuk u kap kurrë nga policia.

Në arrati që nga ajo ngjarje, ai u kthye të grabisë sërish dy vite më vonë. Në kohën kur ndodhi grabitja e 9 Shkurtit 2017, BalkanËeb publikoi edhe foto të vilës së tij që ndodhet në Fushë Prezë.

Shtëpia ka sistem alarmi dhe kontrollohet nga kamerat në çdo cep të saj. Mësohet se në tokën ku është ngritur kjo vilë luksoze ka qenë e ndërtuar më herët një banesë e vjetër, e cila është blerë nga Murataj për të ndërtuar vilën, e cila ka përfunduar së ndërtuari në vitin 2015.

Duket se funksioni i saj nuk ka qenë vetëm krijimi i kushteve të rehatshme për të jetuar familja e Admir Muratajt. Kjo vilë ka pasur edhe një funksion tjetër, madje thelbësor në realizimin e dy grabitjeve të mëparshme, atë të vitit 2015 dhe 2017.

Duke qenë se është e ndërtuar në një lartësi të konsiderueshme dhe me fushëpamje shumë të qartë, nga aty janë vëzhguar me dylbi të dyja ngjarjet e ndodhura në rrugën e Rinasit pak vite më parë.

Vetë Murataj në atë kohë iu kishte rrëfyer fqinjëve se e kishte ndërtuar shtëpinë me të ardhurat e siguruara nga emigracioni dhe me ndihmën që i jepnin dy vëllezërirt e tij edhe ata në emigracion.

Fqinjët kanë pohuar se Murataj ka jetuar në këtë banesë në 2015 bashkë me familjen. Në 2016 është larguar dhe vinte vetëm rrallë për të kontrolluar shtëpinë.

Në momentin që policia ka mësyrë në banesën e Murataj (2017) ka gjetur aty një person të pajtuar prej tij që të ajroste shtëpinë dhe të kujdesej për ullinjtë. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku tha se ishte telefonuar nga Murataj vetëm 2 ditë më parë.

LEAVE A REPLY