Ngjarjet e renda te ndodhura gjate muajit te kaluar ne Shkoder dhe mos zbardhja e disa antentateve te bujshme ne kete qytet, detyroi Ministrine e Brendshme qe te ndryshoje drejtuesit e Policise ne Shkoder. Ne postin me te larte te policise se Shkodres u vendos Niko Brahimaj. Nje emer i njohur per Policine e Shtetit, ku ne prezantimin e tij, ministri Lleshaj premtoi se me Brahimajn shume gjera do te ndryshojne ne Shkoder dhe krimi do te marrin ndeshkimin e merituar. Pak dite pasi ka nisur punen drejtori Brahimaj ne Shkoder po vihet re nje tjeter sjellje e policise. Patrulla te shumta jane 24 ore ne levizje neper qytet, deri me tani pa zbardhur asnje nga krimet e renda por sic duket kane nje tjeter “mision”. Qytetaret e Shkodres jane ankuar prane redaksise se Tv1-Channel se policia po ben “kerdine” duke vendosur gjoba.

Forcat e policise, jane shperndare ne te gjithe qytetin dhe prej ditesh po gjobisin automjetet e qytetareve. Me te vertete qe parkimi i gabuar eshte nje shkelje ligjore por kurrsesi nuk eshte me e rende se sa vrasjet ne mes te dites, ekzekutimet mafjoze, vjedhjet apo shitja e lendeve narkotike, luften me te cilet policia duket se e ka humbur. Madje, qytetaret e Shkodres po ankohen edhe per venien e gjobave selektive. Pra, gjobit nje makine dhe mos gjobit tjetren per shkak se eshte “targe e njohur”. Ky fenomen po ndodh ne te gjitha lagjet e Shkodres e kryesisht ne qender. Ndeshkimi i “krimit” dhe “krimineleve” pranohet edhe nga Drejtoria e Policise se Shkodres. Ne nje postim ne rrjetet sociale, ne profilin zyrtar, policia pranon se ka vendosur vetem per nje jave 1006 masa administrative. Me nje llogari te thjeshte: Ne 1 dite, policia ka vendosur rreth 143 gjoba / masa administrative.

Shifra te frikshme per nje qytet qe problemi me i vogel mund te jete parkimi i nje automjeti. Drejtori Brahimi duket se ka harruar misionin per te cilin ka ardhur ne Shkoder. Ai nuk eshte ne Shkoder per te vendosur gjoba, por per te ndeshkuar krimin.Dhe kriminelet nuk jane qytetaret dhe drejtuesit e automjeteve. Te shpresojme, se policia e Shkodres nuk e ka humbur “betejen” me krimin e kriminelet dhe ne keto kushte t’i kete shpallur “lufte” qytetareve te thjeshte.

LEAVE A REPLY