Provimi i shtetit, 50% e mësuesve rezultojnë ngelës

0
761

Gjysma e kandidatëve për mësues nuk kanë kaluar në Provimin e Shtetit. Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore shprehet se më i ulët niveli i kalueshmërisë ka qenë tek studentët që kanë përfunduar programin e arsimit fillor.

Testimet për licencën e mësuesi kanë vënë në dyshim cilësinë e fakulteteve që aplikojnë programet e mësuesi. Nga 788 kandidatë që kërkuan të merrnin të drejtën e mësimdhënës 50% e tyre rezultuan ngelës, edhe pse kanë fituar diplomën e Universitetit.

Në provimin e shtetit më i ulët niveli i kalueshmërisë ka qenë tek ata që kanë përfunduar studimet e larta për arsimin fillor, ku 60% e kandidatëve nuk kanë marrë licencën.

Rezana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore: 49.6% e totalit të kandidatëve janë fitues, pra kanë marrë mbi 50% të pikavë. Ka një proces që ka të bëjë me ankimimin e kandidatëve. Është e drejtë e tyre që nëse nuk janë dakord me rezultatin të kërkojnë rishikimin e tij. Ankimimin mund ta bëjnë brenda 5 ditësh nga momenti që kanë marrë rezultatin.  

Ngelësit mund ta japin sërish Provimin e Shtetit. Më parë ata mund t`i nënshtroheshin testit deri në 5 herë, por prej tetorit të vitit të kaluar ky limit është hequr.

Rezana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore: Nuk ka një limit me daljen e VKM-së në tetor të 2018 është hequr kufizimi prej 5 herësh. Mund ta japin këtë provim kundrejt një pagese, e cila është e barabartë me atë nga hera e pestë. 

Sipas të dhënave nga Qendra e Shërbimeve Arsimore asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë notën maksimale 10. Tarifa që duhet të paguajnë kandidatët për mësues në lidhje me provimin e licencës është 10 mijë lekë dhe rritet me 2 mijë e 500 lekë sa herë e që e rrijapin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here