Ka 10 vjet e shembur ura ne rrugen Vau Dejes – Lezhe, dhe Autoriteti Rrugor ne Shkoder as qe eshte kujtuar se ekziston ! Kjo ure ndodhet përtej fshatit Hajmel ne drejtim te Lezhes, nje rruge kjo mjaft e qarkulluar, pasi,. veç fshtarave te Zadrimes, sherben edhe per Puken e Fushe Arrezin. Por per mirëmbajtjen e saj as qe kujdeset njeri, nderkohe qe shembja e ures ka krijuar nje terren mjaft te rrezikshem per qarkullimin e  automjeteve, kur ngjarjet e padëshiruara mund te ndodhin ne çdo moment. Si drejtuesit e mjeteve, ashtu dhe banoret e zone, theksojne se prej vitesh e kane ngritur zerin per ta riparuar kete ure, por gjithçka ka rene ne veshe te shurdher:

Para dy mujash, Autoriteti Rrugor i Shqiperise njoftoj per inspektimet qe u kishte bere urave dhe gjendjen e rende te disa prej tyre. Ndonse nuk mungonte evidentimi i urave me rrezikshmëri edhe ne Qarkun e Shkodres, per kete ure nuk eshte thene asnje fjale. Duket se per Autoritetin Rrugor ne Shkoder kjo eshte e parendesishme e nuk ja vlen te inspektohet, nderkohe ajo i sherben nje krahine te tere, prandaj dhe vonesa per riparimin e saj eshte e patolerueshme dhe me pasoja per jeten e njerëzve.

LEAVE A REPLY