Thursday, April 25, 2019

Ekstradohet nga Athina shqiptari i dënuar me 15 vite burg (Emri)

157
0

Këtë të shtunë është ekstraduar nga Athina një shtetas shqiptar, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për “trafik të femrave për qëllim prostitucioni”.

Ekstradimit i fierakut, Astrit Dule është kryer nga zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë, NDËRSA 48-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar  pasi gjykata e Durrësit e dënoi me 15 vite burg.

“Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.

Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë, ekstradoi nga Athina/Greqi, drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar:

Astrit Dule., 48 vjeç, lindur në Fier.Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”, njofton policia.

LEAVE A REPLY