Godet mjekun për shkak të detyrës në Lezhë, arrestohet në flagrancë nga policia.

0
598

Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.

Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here