“Harmonia fetare, një vlerë që duhet ruajtur” Myftiu i Tiranës krah Françeskanëve përcjell fjalët e padër Fishtës

0
558

 

Daljen e parë publike jashtë Tirane, pas humbjes së garës për kryetar të komunitetit mysliman të Shqipërisë, Ylli Gurra e bëri në Shkoder. Myftiu i Tiranës zgjodhi nisjen e punimeve për muzeun e ri të françeskaneve që të jepte një mesazh për mbarë shqiptarët. Nën vargjet e padër Fishtës, ai e sheh të rëndësishme që ashtu si atëherë edhe sot bashkëjetesa mes katolikëve dhe myslimaneve të forcohet edhe më tej, për ti shërbyer të sotmes dhe të ardhmes.

Ruajtja e vlerave në një botë që përballet me sfida shpesh bëhet e vështirë, por për shqiptarët duhet të shërbejë si mesazh udhërrefyes e shkuara, ku edhe në ditët e vështira katolikët dhe myslimanët ishin të bashkuar. Kjo sipas myftiut të Tiranës do ta bëjë më të lehtë edhe për klerikët misionin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here