MAS pezullon rektorin e Universitetit të Tiranës i kërkon Metës shkarkimin

0
558

Ministrja e Arsimit vendos pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës dhe ia kërkon presidentit ta shkarkojë.

Besa Shahini: Më ka bërë përshtypje që edhe publikisht, profesor Koni është ankuar për dekanët dhe pjesën administrative, por nuk ka ardhur kurrë me një kërkesë të mirëargumentuar që t’ia miratojmë shkarkimin e dekanëve. Unë nuk kam në dorë asnjë mjet tjetër ligjor përveçse të pezulloj Rektorin e UT-së dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës, shkarkimin e tij.
Më vjen keq për profesor Konin. Vendimin për shkarkimin e drejtorit e merr presidenti dhe ai do të ketë në dorë materialin, që ta ndihmojë të marrë këtë vendim. Universiteti është keqmenaxhuar dhe kjo ka sjellë probleme serioze për një gjeneratë të tërë. Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur problemin në universitete.

Përplasja Rama – Koni – Protesta e studentëve, pasoi përplasjen e kryeministrit Edi Rama me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ditë më parë Rama e akuzoi Konin se po pengon procesin e vlerësimit të titujve akademikë, por dhe procesin e realizimit të  kërkesave të studentëve.

“Inkompetencë të plotë” dhe “mungesë vullneti alarmante” nga ana e rektorit të Universitetit të Tiranës, e ka quajtur Rama sjelljen e Konit.

Rama: Kemi rezerva lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës… është koha për ta adresuar imkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar …. nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës është e papranueshme. Ka ardhur koha që ti referohemi ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem.  Rektorari i UT është vendi për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen e zgjidhjet pengohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here