Thursday, April 25, 2019

Itali, rumuni kërcënon me thikë shqiptarin

171
0

Një shtetas kosovar është kërcënuar me thikë nga një shtetas rumun, mbrëmjen e 12 prillit, rreth orën 23:00, në zonën e Viale Alcide De Gasperi.

Mediat italiane shkruajnë se kosovari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka njoftuar policinë e Musocco, ndërsa këta të fundit kanë arrestuar agresorin, 48-vjeçar.

Kosovari i kishte thënë policisë se gjatë kohës që kishte qenë duke shkuar në shtëpi me biçikletë një person i kishte zënë rrugën dhe e kishte kërcënuar më thikë.

Por pasi 40-vjeçari kishte filluar të bërtiste grabitësi ishte frikësuar dhe ishte larguar.

LEAVE A REPLY