Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Lleshaj viziton policët e plagosur: Dhuna nuk është opsion

Lleshaj viziton policët e plagosur: Dhuna nuk është opsion

0
527

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar në spital, punonjësit e Policisë të plagosur gjatë protestës së sotme të organizuar nga opozita e bashkuar.

Me anë të një postimi në Facebook Llleshaj e ka cilësuar protestën ‘të dhunshme si dhe të maskuar nga nata dhe maskat e vërteta, si ato që përdor jo rrallë krimi.’

“Sapo vizitova policët e plagosur në Spitalin e Traumës. Pasojë e një protestë të dhunshme, të maskuar nga nata dhe maskat e vërteta, si ato që përdor jo rrallë krimi.

Mirënjohje për punonjësit e Policisë shqiptare. Solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat dhe familjarët e tyre.

Organizatorët dhe ekzekutorët e dhunës, kanë sulmuar jo vetëm institucionet kushtetuese dhe Policinë, por edhe qetësinë e qytetarëve, rendin publik dhe imazhin e vendit dhe për këto do të mbajnë përgjegjësi ligjore, publike dhe politike.

Dhuna nuk është opsion!”, shkruan ministri i Brendshëm Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here