Saturday, August 24, 2019

Edi Reja do jetë trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare, pritet zyrtarizimi

282
0

Edoardo Reja,i njohur dhe si Edi Reja, është trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollt.

Italiani ka rënë dakord për afatin kohor të kontratës dhe shumën financiare që do të marrë në bashkëpunimin me FSHF

Burime të sigurta të RTV Ora thonë se zyrtarizimi i teknikut është vetëm çështje orësh .

Reja vizitoi Shkodrën për të parë live ndeshjen eleminatore të kampionatit europian Shqipëri –Turqi, dhe pati një takim kokë më kokë me presidentin Duka.

Madje presidenti dhe trajneri kanë pasur një takim të dytë në Itali, ku Reja ka marrë një listë të lojtarëve të ekipit kombëtar në 3 vitet e fundit , por edhe emrat e U21.

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve, duka dhe Reja i kanë dhënë dorën njëri tjetrit

Tashmë ngelet vetem prezantimi zyrtar në FSHF,

Reja ne karrierën e tij ka një ekperiencë shumë të madhe, ai ka drejtuar 24 klube të rëndësishme, mes tyre: Lacio, Napoli, Atalanta, Bolognia, Genova, Caliari, por edhe Hajduk Slid.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY