Klosi: Do ta vazhdojmë kudo në Shqipëri, të krijojmë nga një pasaportë për cdo zonë të mbrojtur, me qëllim shndërrimin e tyre në destinacine turistike

Klosi: Zona e liqenit të Shkodrës mund të shndërrohet lehtësisht në destinacion turistik, por që kjo të ndodhë duhet të ketë rregulla të qarta menaxhimi

Klosi: Investimet e qeverisë nëpërmjet fondit shqiptar të zhvillimit do ta transformojnë zonën në një qytet karakteristik të gjithë rajonit të Mesdheut

Klosi: Këtë vit, qarku i Shkodrës ka evidentuar 168 festa fetare, lokale, të turizmit

Klosi: Vjet tentuam të organizonim festën e Krapit në liqenin e Shkodrës. Është një ide që do ta mbështesim edhe këtë vit

Me qëllim promovimin e Shkodrës si destinacion turistik, jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për turistët e huaj, shoqatat e turizmit kanë realizuar kalendarin e parë me 168 festa lokale, që do të organizohen gjatë 2019-s. Një iniciativë, që pritet ta shndërrojë Shkodrën në një festival vlerash, traditash, për të pritur shumë më shumë turistë. Ky ishte një nga qëllimet e aktivitetit, që ministri Klosi realizoi me operatorë turistikë, banorë, përfaqësues të shoqatave të mjedisit dhe të turizmit, në praninë e prefektit të qarkut Shkodër dhe deputetit socialist Ditmir Bushati, në liqenin e Shirokës. Aktivitet i zhvilluar në kuadër të diskutimit që ministry Klosi ka nisur në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë, me qëllim sigurimin e një pasaporte për çdo zonë të mbrojtur dhe shndërrimin e tyre në destinacione turistike. “Zona e liqenit të Shkodrës padyshim mund të shndërrohet fare lehtë në një destinacion të vërtetë turistik, që është jo vetëm i bukur, jo vetëm mikpritës, por që ka edhe rregulla menaxhimi. E kush më mirë se komuniteti që jeton me liqenin, që e shfrytëzon atë, do duhej të ishte disktutanti i pare për këtë temë. Pra, cfarë mund të bëjmë që ky liqen të jetë një destinacion turistik? Ku jemi ne që të kemi mundësinë që t’i afrojmë një ofertë tjetër turistike? A e kemi ne këtë në Shirokë? Padyshim që e kemi mundësinë që këtu të jetë një pikë ku të gjithë të ndalojnë. Dhe investimet që po bën buxheti i shtetit nëpërmjet fondit shqiptar të zhvillimit me një projekt transformues të zonës, për ta bërë atë një qytet karakteristik të gjithë rajonit të Mesdheut”, tha ministri Klosi. Ministri tha se gjatë këtij viti turistik, do të organizohen mbi 200 festa lokale, që nuk do të shtrihen vetëm në sezon, por gjatë gjithë vitit. “Qarku i Shkodrës ka evidentuar plot 168 festa fetare, lokale, të turizmit, agroturizmit të cilat mund të jenë një spunto e vërtetë që në qoftë se kemi mundësinë që këtë ta promovojmë të kemi se ku të cojmë turistët apo ku t’i cojmë pushuesit shkodranë, lezhjanë tiranasit. Vjet ne tentuam për të organizuar festën e Krapit këtu në liqenin e Shkodrës. Është një ide që do ta mbështesim këtë vit për të pasur mundësinë që jo vetëm të vijnë dhe të kemi një ekspoze të gjithë këtyre lokaleve që prodhojnë këtë produkt kaq interesant dhe me kaq emer në të gjithë Shqipërinë saqë ne të kemi një lidhje, por të kemi një garanci dhe kjo garanci…

Jemi këtu në një diskutim përsa i përket zonës së mbrojtur të liqenit të Shkodrës, në një disktuim që do ta vazhdojmë kudo në Shqipëri ku kemi zona të mbrojtura pasi këtë vit ne duam që nëpermjet fondeve të buxhetit të shtetit të krijojmë nga një pasaportë për cdo zonë të mbrojtur, asyet pse është zonë e mbrojtur dhe mundësinë e shndërrimit të zonave të mbrojtura në destinacione turistike. Zona e liqenit të Shkodrës padyshim mund të shndërrohet fare lehtë në një destinacion të vërtetë turistik, që është jo vetëm i bukur, jo vetëm mikpritës por ka edhe rregulla menaxhimi. E kush më mirë se komuniteti që jeton me liqenin, që e shfrytëzon atë, do duhej të ishte disktutanti i parë me këtë temë që ne kemi. Pra cfarë mund të bëjmë që ky liqen të jetë një destinacion turistik? Ku jemi ne që të kemi mundësinë që t’i afrojmë një ofertë tjetër turistike? A e kemi ne këtë në Shirokë? Padyshim që e kemi mundësinë që këtu të jetë një pikë ku të gjithë të ndalojnë. Dhe investimet që po bën buxheti i shtetit ënpërmjet fondit shqiptar të zhvillimit me një projekt transformues të zonës, për ta bërë atë një qytet karakteristik të gjithë rajonit të Mesdheut. Vitin e kaluar ne përgatitëm 400 festa lokale kudo në Shqipëri për të nxitur sezonin turistik por pas gjithë kërkesës dhe cfarë kemi evidentuar këtë vit, ne kemi një plan me 200 festa lokale port ë nivelit kombëtar tëcilat nuk shtrihen vetëm në sezon por janë gjatë gjithë vitit.
Qarku i Shkodrës ka evidentuar plot 168 festa fetare, lokale, të turizmit, agroturizmit të cilat mund të jenë një spunto e vërtetë që në qoftë se kemi mundësinë që këtë ta promovojmë të kemi se ku të cojmë turistët apo ku t’i cojmë pushuesit shkodranë, lezhjanë tiranasit. Vjet ne tentuam për të organizuar festën e Krapit këtu në liqenin e Shkodrës. Është një ide që do ta mbështesim këtë vit për të pasur mundësinë që jo vetëm të vijnë dhe të kemi një ekspoze të gjithë këtyre lokaleve që prodhojnë këtë produkt kaq interesant dhe me kaq emer në të gjithë Shqipërinë saqë ne të kemi një lidhje, por të kemi një garanci dhe kjo garanci na duhet dhënë që sot nga operatorët e hoteleve dhe restoranteve të gjithë qarkut që në qoftë se caktojmë disa ditë në sezonin turistik apo dy tre herë ta bëjmë këtë gjatë sezonit turistik tur operatorët sjellin këtu autobuzat me turistë që jo vetëm të shikojnë bukurinë e liqenit por të testojnë produktin tuaj dhe të bëjnë biznes. Turistët duan të provojnë, ju keni nevojë të shisni produktin tuaj , pra duhet të jetë një kombinim i magjishëm i asaj që ne e kemi quajtur në të jgithë rajonin Shkodër-Lezhë, Festivalin e Turizmit Shqiptar. Ësthë vështirë të gjesh në rajon, këtë pasuri që kemi në këtë zonë të veriut me plazhe fantastike të pashfrytëzuara, të gatshme për t’u investuar oftë për turizmin masiv, por edhe për turizmin elitar. Velipoja eRrjolli janë potenciale të jashtëzakonshme për të bërë turizëm elitar, por si mund të kemi turizëm elitar me 5 yje kur ujërat e zeza derdhen akoma në det. Pra këtu janë disa kontradikta që koha do t’i përmirësojë por ne duhet që t’i japim më shumë vrull dhe për këtë duhet të kemi më shumë ekonomi, më shumë biznes, të kemi më shumë turizëm dhe t’ju kemi ju të gjithë së bashku në këtë përpjekje të mirë strukturuar.

 

LEAVE A REPLY