Friday, April 19, 2024
Home Politikë Ambasadori i Gjeorgjisë i dorëzon ‘Letrat Kredenciale’ Metës

Ambasadori i Gjeorgjisë i dorëzon ‘Letrat Kredenciale’ Metës

0
544

Presidenti i Republikës  Ilir Meta, pranoi ‘Letrat Kredenciale’ nga Ambasadori i ri i Gjeorgjisë, George Janjghava.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e konkretizimit dhe intensifikimit të tyre, në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të ndërsjellë. Duke vlerësuar hapësirat që ka krijuar lëvizja pa viza e qytetarëve në të dy vendet, Presidenti Meta, nënvizoi interesin për të nxitur në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe të shkëmbimeve kulturore.

Teksa u ndal  në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta shprehu mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë dhe vlerësoi kontributin e saj në kuadër të operacioneve dhe misioneve të NATO-s, si dhe përparimin në kuadër të bashkëpunimit me Aleancën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here