Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar ngjarjen e një dite më parë, ku autoritetet e Maltës kapën tre kontenierë me 91 kg kokainë dhe që kishte destinacion portin shqiptar të Durrësit.

Droga ishte paketuar në 76 paketa dhe në treg do arrinte vlerën e rreth 10.3 milionë eurove.

Manjani ironizon këtë fakt, me deklaratat e qeverisë e cila thotë: “s’ka drogë”; “Trafiku u luftua”; “mori goditje të rëndë”.

“Importi i sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore”, shkruan Manjani.

Reagimi:

Droga vazhdon…
Nga 3 kontenierë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan patur destinacion Durrësin.

Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen megjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend…

Ndërkohë qeveria thotë: “ska drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.

“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.

Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam…“

LEAVE A REPLY