Presidenti Meta: Shqipëria partner i besueshëm i NATOS-s, e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë

0
543

Shqipëria🇦🇱 garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin, përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të #NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës.
Shqipëria🇦🇱 është një partner i besueshëm i #NATO dhe lider në të gjitha nismat rajonale, me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit.
Shqipëria🇦🇱 është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here