Friday, April 19, 2024
Home Politikë “Bulevardi i Ri”, policia godet ish-deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit...

“Bulevardi i Ri”, policia godet ish-deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari…

0
893

Vijojnë përplasjet mes policisë dhe banorëve te ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë. Partia Demokratike shprehet se edhe këtë të mërkurë, fadroma të shumta kanë shkuar në zonë për të prishur shtëpitë e mbetura. Policia ka goditur deputet e opozites, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari

Sipas saj, situata është e tensionuar dhe banorët janë përplasur fizikisht me policinë teksa kundërshtojnë me forcë prishjen e banesave, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim financiar sipas çmimit të tregut.

Selia blu ka shpërndarë edhe një video të shkurtër, ku dallohet qartë se banorët janë përplasur dhe konfrontuar me policinë. Nga raportimet e terrenit, PD-ja thekson se Policia ka vepruar dhunshëm ndaj një vajze, banore e Bregut të Lumit.

Banorët shprehen se forcat policore janë më të shumta se herën e kaluar, kur policia përdori gaz lotsjellës për të nxjerrë nga shtëpitë banorët që kundërshtojnë prishjen e shtëpive. Policia ditë më parë përdori gaz lotsjellës ndaj banorëve me qëllim që t’i largonte nga shtëpitë e tyre. Ky akt është dënuar ashpër nga Partia Demokratike teksa një veprim të tillë e ka cilësuar si “kriminal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here