Klajda Gjosha:Nxjerrja e banorëve me gaz lotsjellës nga shtëpitë e tyre,momente kriminale

0
571

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, duke komentuar edhe njëherë vendimin e Parlamentiut Holandez për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë ky vendim konfirmoi edhe njëherë se fajin për moshapjen e negociatave nuk e ka opozita por maxhoranca, e cila duhet të bindë vendet anëtare që realisht ka bërë punë.

‘Për qeverinë, Holanda vërtetoi se nuk është opozita dhe protestat ato që po ndikojnë mbi vazhdimësinë e procesit të Integrimit Europian. Nuk janë as protestat, nuk është as rruga që mori kryeministri për të shkuar në Itali dhe për të zhbërë imazhin e krijuar për Shqipërinë, nga protestat. Imazhi i Shqipërisë cënohet nga shumë mungesa të tjera që ka demokracia shqiptare, si mosfunksionimi i brendshëm i shumë prej institucioneve, i shtetit të së drejtës, i dhunimit të votës së lirë, të pronës së qytetarëve.

Nxjerrja e banorëve me gaz lotsjellës nga shtëpitë e tyre janë realisht momente kriminale, për një vend që aspiron të çelë negociatat dhe që vazhdojë më tej në Integrimin në BE. Ajo që ndodhi dje e kaloi opozitën në një fazë tjetër, duke e shfajësuar totalisht nga ajo çfarë ndodh realisht për Integrimin në BE. Topi është realisht në dorë të qeverisë shqiptare, duhet të plotësojë kriteret, kushtet, të bindë vendet anëtare që realisht ka bërë punë,’- tha Gjosha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here