Ministrja Denaj:Financa publike transparente dhe disiplinë fiskale

0
534

Transparenca e financave publike, disiplinë fiskale, efikasitet në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike në mënyrë që të përmirësohet ofrimi i shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik. Kjo është ajo që u përcoll nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi të organizuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me MFE, për Sistemin e Integruar të Financave Publike.

Fjala e Ministres Denaj:

Të nderuar pjesëmarrës,

Ky është një proces, i cili ka filluar herët në kohë, me objektivat për të përmirësuar cilësinë e informacionit dhe, mbi të gjitha, cilësinë e vendimmarrjes. Prandaj, unë jam shumë e lumtur që të jem në këtë fazë procesi dhe të mbaj këtë fjalë hapëse të këtij eventi të sotëm, por jo vetëm, edhe të nxis punën në hapat e tij të mëtejshëm deri në finalizim.

Në vitin 2013, qeveria shqiptare bëri një vetëvlerësim të progresit dhe sfidave të Menaxhimit të Financave Publike, ndihmuar edhe nga partnerët e saj, të cilët kontribuan në hartimin e një strategjie në reformën e Menaxhimit të Financave Publike për të adresuar të gjitha boshllëqet që kishte kjo strukturë.

Vizioni i strategjisë së reformës së MFP ishte që të sigurohej një sistem financiar publik, që të promovojë kryesisht transparencën, llogaridhënien, disiplinën fiskale, efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik.

Sigurisht, nuk mund të mendohet asnjë zhvillim pa struktura moderne të  teknologjisë së informacionit.

Objektivi kryesor i AFMIS (Albanian Financial Management Information System) është të përmirësojë vendimmarrjen, analizën e politikave dhe raportimin mbi zbatimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar Shqiptar. Është një koordinim më i mirë i fondeve të donatorëve për të përfshirë në mënyrë të plotë në buxhetin e shtetit të gjithë nevojat për të koordinuar dhe krijuar sisteme informatike, dhe atë të Sistemit Informatik të Menaxhimit të Ndihmës së Huaj (EAMIS), i cili duhet të menaxhojë në mënyrë më efektive dhe të promovojë përdorimin e përgjegjshëm dhe transparent të burimeve të këtyre ndihmave. Ky sistem i integruar për menaxhimin financiar publik në Shqipëri do të jetë funksional për përdorim nga të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme brenda vitit 2019. Sistemi do të përdoret nga më shumë se 4000 punonjës të njësive të qeverisjes së përgjithshme, për të cilët në dy javët e ardhshme do të fillojë trajnimi i punonjësve.

Në përgjigje të kontributit menaxherial të Bankës Botërore dhe atij financiar të vendeve partnere si Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Evropian, Ministria e Financave dhe Ekonomisë është zotuar për një angazhim të plotë për realizimin e këtij procesi.

Këto janë sisteme që flasin me njëri-tjetrin, lehtësojnë vendimmarrjen, përmirësojnë monitorimin dhe vlerësimin;

Plotësimi në vazhdimësi me staf, sigurisht do të jetë një fokus i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të realizuar që këto sisteme të jenë në përdorim të plotë.

Trajnimi i ministrive të linjës është jo më pak i rëndësishëm, sepse do të jenë ato që do të popullojnë të dhënat dhe do të duhet të menaxhojnë këto sisteme me informacion në vijueshmëri.

Është e rëndësishmë të theksoj se ky projekt kërkon një vëmendje shumë të lartë dhe tani, në fazat që po flasim, vëmendja nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e konfirmuar dhe kërkojmë që të punojmë të gjithë, në të gjithë sektorët, për të realizuar në vijim të gjithë hapat deri në finalizim.

Është angazhim im personal si Ministre, por besoj është dhe i gjithë kolegëve të mi, duke filluar nga zoti Luçi si zv.ministër, i cili e ka ndjekur këtë proces dhe e falënderoj në veçanti, sikurse falënderoj të gjithë kontributorët, si Banka Botërore, dhe të gjithë kolegët e tjerë të cilët janë të strukturave të MFE, të strukturave të tjera në qeverinë qendrore dhe ata në pushtetin lokal që do të jenë pjesë e këtij procesi.

Nëse do të ketë probleme dhe çështje për të cilat ka nevojë për vendimmarrje për t’i zgjidhur, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në çdo moment.

Faleminderit.

Prononcimi i Ministres për mediat pas takimit:

 

Ministrja Denaj: Takimet e pranverës në Amerikë janë takime vjetore dhe janë takime të cilat vendosin disa aktorë në biseda për të përcaktuar strategjinë jo vetëm të vitit, por në vijueshmëri të politikave, si në nivelin e financave, ashtu dhe në nivelin bankës qendrore të disa vendeve. Unë isha shoqëruar me z. Sejko dhe delegacionin e tij.

Në të gjitha takimet që ne patëm, me drejtues dhe përfaqësues të lartë të FMN, Bankës Botërore dhe IFC-së, koordinuam veprimet në vijim, të cilat kanë në thelb tre objektiva kryesorë:

Menaxhimin efektiv të financave publike, e lidhur edhe me çështjen e sotme dhe me prezantimin që po bëhet. Ky është një sistem, i cili absolutisht do të na ndihmojë për të realizuar këtë objektiv pasi do të na lehtësojë marrjen e informacionit dhe marrjen e vendimeve më efektive për buxhetin në vijim.

Ndërkohë, shumë e rëndësishme është qëndrueshmëria e politikave fiskale në afatmesëm dhe si këto politika fiskale të ndihmojnë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Jo më pak i rëndësishëm është dhe roli më i ri i Ministrisë së Financave në raport me monitorimin e risqeve fiskale dhe kontrollin mbi disa elementë, mund të them më të fundit atë që ne do ta kemi në fokus nga korriku i këtij viti, me aprovimin e ligjit të ri që do të jetë në Parlament shpresoj shumë shpejt, ku roli i ri i MFE për monitorimin e PPP-ve, që është një shqetësim i vazhdueshëm ndoshta edhe nga mediat, do të jetë një rol më i shtuar dhe do të kërkojë të mitigojë risqet që mund të lidhen me efektet buxhetore.

Më duhet të theksoj që këto risqe nuk janë sot reale pasi, siç e kam përmendur dhe në komisionet parlamentare kur prezantova këtë ligj, jemi brenda limitive buxhetore por është e rëndësishme që ne jemi gjithmonë në paraojë të analizave dhe të kemi një rol më të centralizuar si Ministri në këtë aspekt.

Kuptohet që këto janë procese, në të cilat ne do suportohemi kryesisht nga donatorë të huaj dhe roli i Bankës Botërore dhe IFC-së në këto procese është kyç dhe është shumë i mirëpritur nga ana jonë pasi besoj që është konfirmuar në vite që ka sjellë gjithmonë përmirësim çdo imput i tyre dhe në vijim ne jemi shumë të mirëpritur për të gjithë kontributet në këtë ndihmë për rolet tona monitoruese, por edhe ato që thashë pak më parë.

 

Ministrja Denaj: Në fakt u shpreh kënaqësi për arritjen e rezultateve nga të gjithë, si nga drejtuesit e FMN, ashtu dhe Bankës Botërore, ku pozicioni makroekonomik i Shqipërisë u vlerësua si një pozicion i mirë, rritja ekonomike e konfirmuar prej tyre u theksua dhe njëherë që është një rritje që duhet të vijojë dhe duhet të jetë e qëndrueshme. Na përgëzuan për të gjithë punën e bërë në këto vite dhe na kërkuan që të vazhdojmë në këtë drejtim. Në fakt ishte një takim shumë i mirë dhe besoj që në vijim, me ndihmën e tyre, do të realizojmë vijueshmërinë me reformat që kemi nisur.

 

Ministrja Denaj: Në fakt është shqetësim i tyre por edhe tregu kërkon një farë qëndrueshmërie, parashikueshmërie sepse në fund të ditës janë bizneset dhe individët, në rastin kur prek këtë pjesë të tatimpaguesve, që kanë nevojë për parashikueshmëri në afatmesëm. Në këtë aspekt, ne jemi duke punuar edhe për të parë se si politikat tona fiskale në vite kanë ndikuar në zhvillim ekonomik. Aty ku ka funksionuar dhe është marrë output të vijohet dhe të shikohet se si kjo mund të rritet, aty ku nuk ka funksionuar të mund të ridimensionohet. Edhe në këtë diagnozë ne morëm konfirmim që do të mbështetmi prej tyre, sidomos nga Banka Botërore me konsulencës e dedikuar në këtë aspekt dhe mendojmë që, sigurisht çdo vijueshmëri do të jetë për projekt afatmesëm, 3-vjeçar deri në 5-vjeçar, pasi kjo krijon një qëndrueshmëri më të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here