Pa frike mund te cilesohet si nje nga skandalet e radhes te qeverise Rama, e cila vijon ta trajtoje Shkodren si nje province te dores se trete. Ne kuader te reformave qe po u ben institucioneve qendrore dhe rajonale, pasi ketij qyteti i largoi drejtorine e Ujrave dhe Arkivat, do ti heqe edhe Arsimin. 13 drejtorite rajonale te arsimit do te shkrihen per te mbetur vetem 4 te tilla per sistemin parauniversitar: Lezha per veriun, Durresi, Fieri dhe Korça. Shkodra mbetet serish jashte loje duke u rikonfirmuar per te treten here si province e rendomte e nje qyteti si Lezha, qe nuk eshte me shume se 3 lagje te Shkodres, kryeqendres se veriut, djepit te arsimit, kultures, sportit shqiptar etj.
Nje vendim qesharak, por edhe dashakeq qe behet per qellime okulte ne kurriz te Shkodres, qe do te kete thjeshte zyre arsimore me 13 punonjes, ndersa Puka me 10 te tille, Malesia e Madhe dhe Vau Dejesi me nga 6. Largimi nga Shkodra i ketyre drejtorive natyrisht do te duhej te sillte reagimin e forte te intelektualeve te qytetit pikesepari, e me pas edhe te deputeteve te mazhorances qe prej 4 vitesh fshihen, ndonese votat nga ky qytet i moren. Asesi ata nuk duhet ti binden urdhrave partiake per te shkaterruar nje qytet si Shkodra, qe po tentohen me cdo kusht per ta pensionuar, per ta nxjerre si kategori e trete. Asesi nuk mund te jene me te larta kapacitetet njerezore ne asnje qytet te vogel perpara Shkodres.
Ish deputeti Romeo Gurakuqi, nje emer i njohur i fushes se arsimit shkruan pas berjes publik te lajmit: “Nje vendim qe pritej dhe ishte i paralajmeruar shume kohe me pare. Ministrja Nikolla nuk arriti ta zbatonte, por planin e la mbi tavolinen e zonjes Shahini dhe koha per ta vene ne jete u gjet tani, kur monizmi ka triumfuar pa maska ne qeverim dhe ligjberje. Kendej e tutje vendimet per sistemin arsimor ne Shkoder dhe ne te gjithe Shqiperine e Veriut, do te merren ne nje drejtori me qender ne Lezhe. Socialistet jane te paperkulun ne qendrimin e tyne ndaj Shkodres dhe gjithe sa ai qytet mbart per kujtesen shteterore, arsimin dhe kulturen kombetare. Pa perjashtuar ndikimin e posacem te grupit socialist te deputeteve te Qarkut te Lezhes ne kupolen e pushtetit, vendimi i mesiperm eshte pjese e zhvendosjeve te ngjashme te institucioneve, te ndermarra nje pas nje, ne 6 vitet e qeverisjes se Edi Rames: kemi te bejme me ngushtim te lakut per elektoratin opozitar, heqje te investimeve, shkaterrim i klimes se biznesit, rrenim i rendit publik, shkaterrimi i institucioneve, hapja e rrugeve te emigrimit dhe heqja e cdo ndikimi te deritashem, qe ky qytet ka pase ne politikberjen dhe administrimin qendror.
E konsideroj nje perpjekje per te shkurajuar me tej bashkesine e sotme qytetare, qe po perpiqet te mbijetoje mes veshtiresish te panumerta, ne nji qytet dhe rajon te kthyem ne oaz te lulezimit te “ushtareve” te regresit.
Ne fakt, ne nje vend si i yni, ku vulgu eshte ngritur lart, ku rendi i puneve eshte permbyse dhe ku paraja blen gjithshka, cdo gja eshte e mundur, cdo veprimtari e programueme ne menyre percarese dhe persekutuese, mund te zeje vend. Une i bej thirrje zonjes Ministre te Arsimit , te ndalet, ta rivleresoje dhe ta shfuqizoje kete akt te padenje dhe ta palogjikshem, qe dikush tinzisht ia ka vu para per ta ekzekutuar”. Pas kesaj pritet te shihet se sa do te reagohet, çfare mendimi do te shprehin socialistet shkodrane, prefekti i ri Pjetri dhe te gjithe ata qe ne prag fushate behen te dashur me Shkodren.
Pas ketij vendimi ka reaguar edhe kryetarja e bashkise se Shkodres Voltana Ademi. Ne reagimin e saj ajo shkruan se as Enver Hoxha nuk e mundi dot Shkodres dhe nuk ka shans as sot Edi Rama.
” Nuk kam pritur asnjëherë lajme të mira për Shkodrën nga kjo qeveri. Edhe sot, erdhi një tjetër lajm i keq, i shëmtuar, në kufijtë e të pabesueshmes. Shkodra nuk do të ketë më Drejtori Arsimore Rajonale por do të jetë në varësi të Lezhës, ku do të ketë qendrën një nga katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.
Së pari flas si ish- pedagoge, atëherë si qytetare e Shkodrës por edhe kryetare e Bashkisë. Kjo qeveri, ky kryeministër, merr përsipër të tejkalojë edhe diktatorin komunist për 45 vite. Edhe pse Shkodra e shkodranët përjetuan persekucionin më të egër në vend, Instituti i Lartë Pedagogjik ishte më cilësori në vend, duke i dhënë arsimit shqiptar mijëra mësimdhënës që u shquan me kontributin e tyre anëkend Shqipërisë.
E sot, kur Shkodra ka një universitet, Edi Rama po i heq Drejtorinë Arsimore Rajonale, duke e kthyer në një zyrë, si ato që sot janë në Pukë e Malësi të Madhe, në varësi të DAR Shkodër.
Unë nuk dua ta shikoj thjesht si çështje krenarie por e cënimit të mundësisë për zhvillim largimin e DAR nga Shkodra. Aq më shumë, kur kjo çmenduri e qeverisë aktuale (sepse nuk mund ti gjej emër tjetër), vjen pasi u larguan edhe dy drejtori të tjera të rëndësishme si ajo e Arkivave dhe e Ujrave.
Një logjikë normale njerëzore, nuk gjen një arsye, një motiv që të justifikojë këtë veprim të qeverisë. As edhe hakmarrja, përmes të cilës po e trajton Shkodrën prej 6 vitesh ky kryeministër, nuk mund të jetë motiv.
Sa nuk është vonë, i bëj thirrje publike Ministrisë së Arsimit, ministres Shahini dhe vetë kryeministrit Rama: Tërhiquni sa jeni në kohë! Tërhiquni sepse do të ndjeheni të turpëruar përjetë jo vetëm përballë Shkodrës e shkodranëve por edhe Shqipërisë e shqiptarëve kudo ku janë.
E në fund, dua t’u kujtoj se nuk mund ta gjunjëzoni Shkodrën! Nuk ia doli komunizimi me diktatorin Enver Hoxha, e nuk do t’ia dalë as neokomunizmi i ditëve të sotme.”