Tuesday, April 16, 2024
Home Politikë Grabitja në Rinas, Lleshaj: Nuk është ngjarje apokaliptike apo shkatërrim sigurisë kombëtare

Grabitja në Rinas, Lleshaj: Nuk është ngjarje apokaliptike apo shkatërrim sigurisë kombëtare

0
523

Seanca plenare nisi me interpelancën urgjente me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.

Sander Lleshaj: Ngjarja është e rëndë. Pasi është episod i rëndë pasi ishte i përsëritur. Ka pasur gadishmëri për të ndërtuar skenarë apokaliptikë  se cfarë gjëje mund ti kishte ndodhur funksionarëve që përdorën avionin… nëse do të ishte rrëmbyer avioni.. nëse.. këto janë legjitime por nuk na con askund. Nuk është ngjarje apokaliptike apo shkatërrim  sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk mund të cënohet nga një grup 5 vetësh që cënojnë sigurinë në aeroport

Kush e kerkoi interpelancen –  Ralf Gjoni, nga lista e LSI-së, dhe Myslim Murrizi, nga lista e PD-së, do t’i kërkojnë ministrit të Brendshëm shpjegime për grabitjen e ndodhur në Rinas.

Kërkesa e 11 deputetëve të opozitës ka si pyetje kryesore planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Raporti i AMA- Në rend ditë është parashikuar gjithashtu raportimi i veprimtarisë vjetore për 2018 nga Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Po sot do të diskutohet dhe miratohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here