Mediu: Skandaloze, Rama quan parlamentin holandez racist

0
540

Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka reaguar pas deklaratave të Ramës në Parlament në lidhje me rezolutën e parlamentit holandez për pezullimin e vizave Shqipërisë. Në një status në Favebook, Mediu i quan skandaloze deklaratat e Ramës, i cili e konsideron parlamentin holandez racist.

Reagimi i Mediut

Skandaloze

Rama quan parlamentin Holandez racist.

Po pse nuk ishte racist Ky parlament kur mbështeti liberalizmin e vizave dhe anëtarësim e Shqipërisë në NATO.

Shqetësimi është i qartë, krimi dhe korrupsioni shqiptar si tha Departamenti i Shtetit është shtrirë në Amerikë dhe në Evropë.

A është dhe Departamenti i Shtetit Racist!!!!

Parlament Holandez ka etiketuar Ramen dhe qeverinë e tij kriminale jo popullin shqiptar dhe shqiptaret janë viktima jo te racizmit por qeverise se tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here