Friday, May 24, 2019

Pjerin Ndreu në Kuvend: Opozitës shqiptare i pëlqen krimi

69
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu kritikoi opozitën shqiptare për qëndrimin dhe akuzat e hedhura prej saj në drejtim të Policisë së Shtetit. Sipas tij, Policia e Shtetit po punon shumë mirë dhe sulmet e opozitës kanë për qëllim që ta anatemojnë punën e tyre.

Gjithashtu Pjerin Ndreu tha se opozitës shqiptare i pëlqen shumë krimi, ndërsa u shpreh me ironi se po nuk ndodhi një rast në ditë ata nuk bëjnë gjumë të qetë.

“Policia e Shtetit po vepron shumë mirë, por unë e inkurajojë që të ecë përpara. Policia anatemohet nga opozita, sepse kriminaliteti iu pëlqen opozitarëve tanë. Nëse nuk ndodh një krim në ditë, ata nuk i zë gjumi në shtëpinë e vet”, tha ai.

LEAVE A REPLY