Thursday, August 22, 2019

Rama: Shqiptarët po bëhen mish për top nga partitë në Holandë

108
0

Kryeministri Edi Rama po mban një fjalim në parlament lidhur me rezolutën e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Rama tha se partite holandeze po perdorin shqiptaret si koka turku për politikën e tyre të brendshme dhe fushatat e tyre elektorale

Edi Rama: “”Më duket e udhës që ti kthehem vendimit të parlamentit holandez por duke e parë atë nga sfondi i një feste absurde që u zhvillua në oborrin e opozitës në Tiranë si rezultat i atij  vendimi. Një festë fyese dhe pa e ekzagjeruar aspak përbuzëse për njerëz zakonshëm të këtij vendi në kushte kur ai vendim u përcoll nëpër kanalet televizive dhe nëpër ato digjitale si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve. 
Ndërkohë që është një vendim thjesht dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda ku nuk është sekret, ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensivisht kundër zgjerimit, kundër emigrantëve, intensivisht kundër shqiptarëve. Shqiptarët janë zgjedhur nga disa parti në atë vend si një kokë turku për retorikën agresive izolacioniste në raport me zhvillimet përtej kufjive të Holandë, në Bashkimin Europian dhe agresive kundër politikës europiane të zgjerimit.”

Qeveria holandeze nuk ka dhënë shenjë se do të marrë hapin  në kushtet e një fushate elektorale ku këto tema dhe shqiptarët janë bërë mish për top për partitë që duan vota dhe shkelnin me këmbë dinjitetin e shqiptarëve pa dashur tia dijnë, ti drejtohen KE.”

Por jo vetëm kaq. Rama u ndal dhe tek opozita ne Shqiperi

Edi Rama: “E pagëlltitshme është festa në Tiranë që për shkak se janë të dominuar nga urrejtja kanë humbur logjikën.  Një festë e neveritshme e cila i drejtoi të gjithë tytat e topave për të hedhur kapsollat në shtëpitë e shqiptarëve duke u përpjekur të transformojë në një politikë të dëshpëruar që do të katandiset keq e më keq në formën e një reagimi deputetësh që refuan të përfaqësojnë popullin dhe prëpiqen ti vënë zjarrin prespektivës së vendit. Është e pafalshme.”

LEAVE A REPLY