Thursday, April 25, 2024
Home sociale Angelo Massafra: Për situatën në Shqipëri nuk mund të fajësohet gjithmonë komunizmi

Angelo Massafra: Për situatën në Shqipëri nuk mund të fajësohet gjithmonë komunizmi

0
668

Në një kohë kur opozita dhe qeveria akuzojnë njëra-tjetrën për akte të dhunshme në protestat e fundit, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë për Pashkën i bëri thirrje gjithë shoqërisë dhe politikës që të shmanget dhuna dhe kushdo të marrë përgjegjësitë e veta.

Arqipeshkëvi monsinjor Massafra duke predikuar para besimtarëve i dha mesazhin e qartë të gjitha palëve politike se për situatën në Shqipëri nuk mund të fajësohet gjithmonë komunizmi.

Arqipeshkëvi tha se asgjë nuk është e pamundur dhe fenomenet negative si droga, korrupsioni dhe të tjera me ndihmën e Zotit mund të eliminohen.

Shqiptarët mund t’ia dalin tha monsinjor Massafra por jo në mënyrë të menjëhershme por me djersë dhe sakrificë hap pas hapi.

Në meshën e shenjtë të Pashkës në katedralen “Shën Shtjefni”  ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm besimtarësh të cilët morën mesazhet e drejtpërdrejta të arqipeshkëvit Massafra.

http://www.oranews.tv/article/angelo-massafra-situaten-ne-shqiperi-nuk-mund-te-fajesohet-gjithmone-komunizmi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here