Thursday, August 22, 2019

Mesazhi i Imzot Frendos: “Mos kërkoni atë që është gjallë mes të vdekurve”

126
0

Mesazhi “Mos kërkoni të gjallin ndër të vdekurit” kanë një domethënie të madhe edhe në ditët e sotme. Në mesazhin e urimit të Pashkëve Arqipeshkvi mitropolit i Tiranë – Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo tha se këto fjalë shkojnë për ata që kënaqen me drogë dhe pornografi dhe ata që janë pasuruar në kurriz të njerëzve të varfër.

Imzot Xhorxh Frendo: Më shumë se më parë, tani duhet të angazhoheni për një shoqëri më të drejtë dhe më paqësore.

Gratë shkuan tek varri i Jezusit me shpresë ti tregonin respektin e fundit duke lyer kufomën e tij me erëra. Varrin e kishin mbyllur me një gur të madh, madje edhe të vulosur. Gratë u habitën kur e gjetën gurin e rrokullisur nga varri dhe u habitën shumë kur nuk e gjetën trupin e Jezusit.

U shfaqen përbri tyre dy burra me rroba vezulluese dhe i zuri frika. Nga burrat dëgjuan atë qortim: Mos kërkoni të gjallin ndër të vdekurit.

Janë fjalë që sot kanë një domethënie të madhe, sepse shumë njerëz sot po kërkojnë jetën në varr. Këto fjalë “pse e kërkoni atë që është i gjallë ndër të vdekurit” sot u drejtohen atyre që kërkojnë gëzim me drogë ose pornografi, po kërkojnë jetën në varr. Janë miliona dritëshkurtër, sepse droga dhe pornografia u japin kënaqësi për pak minuta, por pastaj do të jenë më shumë të dëshpëruar dhe më shumë të mërzitur. Këto fjalë “pse e kërkoni atë që është i gjallë ndër të vdekurit” sot u drejtohet edhe atyre që kërkojnë të pasurohen duke mashtruar dhe korruptuar. Po përjetojnë një jetë më të rehatshme, mund të udhëtojnë në shumë vende të botës, të marrin drekë në restorante më luksoze , por u pasuruan me lekë të pista, duke përfituar nga persona të varfër që kishin nevojë për një operim në spital shtetëror, ose për një avokat për t’i mbrojtur në Gjykatë, ose kanë afruar një deputet duke shpresuar të gjejnë punë. Paratë e tyre të ndotura kanë ndotur zemrat e tyre. Kanë kërkuar të super pasurohen në korrupsion, por këto para nuk i kënaqen kurrë. Duan të pasurohen më shumë dhe vazhdojnë duke korruptuar.

LEAVE A REPLY