Tuesday, April 23, 2024
Home Kronika Autorët e vrasjes së kushërinjve Jushi shfaqin pendesë për krimin, sherri për...

Autorët e vrasjes së kushërinjve Jushi shfaqin pendesë për krimin, sherri për rrjetet sociale

0
618

“Nuk deshëm ti vrasim kushërinjte Jushi, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër”.

Kështu jane shprehur para hetuesve autorët e vrasjes se dyfishtë në Laç Markel, Manuel dhe Vinçens Bushi, të cilët kanë shprehur pendesë për krimin e kryer.

Ndërkohë nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura rezulton se autorët dhe viktimat janë përplasur fillimisht me njëri-tjetrin jashtë ambjenteve të lokalit dhe më pas janë përdorur armët.

Sipas të dhënave ata ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe debati në lokal ka nisur për rrjetet sociale, duke i thënë njëri-tjetrit pse ke postuar këtë foto dhe pse atë foto.

Ende nuk dihet personi që ka qëlluar me armë por po analizohen gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Për dorëzimin e tyre ka negociuar shefi i komisariatit të Kurbinit me dajën e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here