Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Tragjike në Zvicër, shqiptari gjendet i vdekur në rrotat e trenit

Tragjike në Zvicër, shqiptari gjendet i vdekur në rrotat e trenit

0
883

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident hekururdhor. Trupi i të riut u gjet mëngjesin e së premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Zyrihut. Viktima është identifikuar më pas si 17-vjeçari shqiptar, Rinor Bunjaku banues në Rümlangu Zyrih.

Nga burimet e afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes, shprehet burimi për albinfo.ch.

Familja Bunjaku bën të ditur se ceremonia e të riut do të zhvillohet të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here