Vdekjet e shqiptarëve në burgjet greke, mediat lëshojnë alarmin

0
727

Një 29-vjeçar shqiptar humbi jetën sot në burgun e Trikalasë në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një grup të burgosurish shqiptarë u përplasën me thika me njëri-tjetrin dhe për pasojë i riu humbi jetën. Lajmi raportohet nga mediat greke, të cilat shkruajnë se 29-vjeçari humbi jetën në spitalin e Trikalasë për shkak të plagëve të marra.

Situata jashtë kontrollit në burgjet greke

Mediat greke shkruajnë se rastet e përsëritura të sherreve mes të burgosurve, janë shenja të qarta se siguria në institucionet e vuajtjes së dënimeve le për të dëshiruar.

Të burgosurit janë shprehur se jeta e tyre është e pasigurtë dhe në rast se nuk shtohen kontrollet, përplasjet do të shtohen dhe jeta e tyre praktikisht do të vihet në rrezik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here