Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Theu arrestin e shtëpisë, arrestohet i riu në Rrëshen bashkë me pasagjerin...

Theu arrestin e shtëpisë, arrestohet i riu në Rrëshen bashkë me pasagjerin me armë

0
572

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj, njëri prej të cilëve  ishte me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Uniformat blu kanë marrë informacion nga qytetarët se një shtetas i cili ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie” po qarkullonte me makinë në Rrëshen sëbashku  me një shtetas tjetër i cili dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Mbi bazën e këtij informacioni, Njësia operacionale “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit dhe të dy shtetasve që ndodheshin në të.

Në përfundim të verifikimeve dhe të kontrolleve fizike, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E.N., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili udhëtonte me mjetin e tij larg banesës, në aksin rrugor Rrëshen-Milot, edhe pse ndaj tij më vendim datë 10 Prill 2019,  Gjykata e Apelit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”,  për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

-N.K.28 vjeç, banues ne Lalm i Ri Lezhë, pasi ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi  E.N. dhe  gjatë kontrollit fizik  policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri tip pistoletë me pesë fishekë të cilën e mbante pa leje.

Materialet proceduriale i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë në ngarkim të shtetasit E.N., për veprën penale  “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe në ngarkim të shtetasit N.K.për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here