Friday, April 19, 2024
Home Kronika Ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari, në 2015 tentoi të vriste një person në...

Ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari, në 2015 tentoi të vriste një person në Lezhë

0
622

Një shqiptar u ekstradua nga Greqia në vendin tonë, pasi akuzohet për tentativë vrasje, për një ngjarje të ndodhur në 2015 në Lezhë.

“Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina  drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar K. S., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi, K. S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg” ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, sqaron policia.

I ekstraduari më datë 17.04.2015, rreth  ores 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here