Makina përplas motoçikletën në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen burrë dhe grua

0
756

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Nga aksidenti raportohet se janë plagosur dy persona, burrë dhe grua, të cilët janë transportuar  në gjendje të rëndë drejt spitalit.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here