Aksident në aksin Milot – Fushë – Krujë, 4 të plagosur rëndë

0
770

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Milot – Fushë-Krujë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut”.

Raportohet për katër persona të plagosur rëndë.  Policia dhe ambulancat kanë arritur në vendin e ngjarjes. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ata morën plagë pas përplasjes kokë më kokë të dy makinave. Autostrada Tiranë -Shkodër është një ndër akset më të rrezikshme, ndërsa vetëm ditët e fundit janë shënuar disa aksidente të rënda me pasojë humbje jetësh.

Një ditë më parë në superstradën Lezhë-Shkodër u përplasën nga një makinë burrë e grua të cilët ishin duke udhëtua me motor, ku si pasojë e plagëve të marra, burri humbi jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here