Arrestohen 8 persona në Sarandë, nisen drejt Krimeve të Rënda

0
760

 

Ka përfunduar në Sarandë, operacioni i FNSH për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, i nisur paraditen e sotme në këtë qytet. Operacioni i FNSH-së ka nisur në një bllok banesash në lagjen nr. 5 në këtë qytet.

Sipas një informacioni të fundit, i ndaluar në këtë aksion është edhe nën/drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj

Në këtë operacion u ndaluan edhe 2 femra të cilat më pas u lanë të lira.

Sipas burimeve të më të fundit janë 8 persona të ndaluar të cilët po shoqërohen drejt Krimeve të Rënda në Tiranë  nën masa të rrepta sigurie.

Të arrestuarit akuzhen për trafik ndërkombëtar droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here