Thursday, August 22, 2019

Luani që i shpëtoi “ferrit” të Fierit do transferohet në Holandë

208
0

Luani që poshtoi titujt e mediave botërore për shkak të gjendjes ku mbahej në një kopsht privat në Fier do transferohet në Holandë.

Artikulli u publikua fillimisht nga tabloidi britanik “Daily Mail”, që publikoi fotot e marra në kopshtin zoologjik në Fier, ku shihej luani i kequshqyer duke jetuar në kushte tejet të këqija dhe në hapësirë të ngushtë.

Luani ishte me sy të nxirë e të infektuar.

Pasi fotot bënë xhiron e botës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dha urdhër për verifkim në parkun zoologjik privat. Pas verifikimit të kushteve ku jetonte luani si edhe kafshë të tjera si zebra, ariu dhe një ujk, kafshët u zhvendosën.

Dhe tani luani po transferohet në Holandë.

LEAVE A REPLY