Friday, April 19, 2024
Home Politikë Pranga 61 trafikantëve, Sandër Lleshaj: Tjetër betejë e fituar

Pranga 61 trafikantëve, Sandër Lleshaj: Tjetër betejë e fituar

0
459

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas megaoperacionit, i cili përfundoi me arrestimin e 61 trafikantëve. Përmes një shënimi në “Twitter”, ministri shprehet se ky aksion ishte një tjetër  goditje e madhe e Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar.

Gjithashtu ministri Lleshaj shton se kjo ishte një betejë e fituar, ndërsa paralajmëroi se lufta do të jetë aktive dhe e ashpër ndaj grupeve të rrezikshme.

“Goditja e madhe e radhës për krimin e organizuar. Shkatërrohet një tjetër merimangë kriminale falë angazhimit profesional të Policisë dhe Prokurorisë. Një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende 🇦🇱👮‍♂🇦🇱””-shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here