Shqipëria me 5G, në 2020 nis procedura

0
555

Shqipëria shumë shpejt do ti bashkohet disa prej vendeve më të zhvilluara përsa i përket teknologjisë. Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, Ilir Zela, gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese bëri me dije se gjatë 2020 do të nisin procedurat për tenderin 5 G.

Interneti i shpejtë 5G shumë shpejt do të jetë i përdorshëm edhe nga qytetarët shqiptarë.

Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese kreu i AKEP, Ilir Zela, bëri me dije në 2020 do nisin procedurat për futjen e kësaj teknologjie.

Zela pranoi se futja e gjeneratës 5 do të sjellë rritje tarifash, por sipas tij në këmbim qytetarët do të marrin shërbim më cilësor.

Ilir Zela: Ajo çfarë kanë nevojë konsumatorët sot nuk është ajo që konsumatorët kanë nevojë nesër. Përhapja e 5G në vendet e BE që janë fqinje me ne por edhe në vendet e rajonit tonë do ti sjellë kërkesat për këto shërbime edhe në Shqipëri. Është pikëpamja e AKEP që do të ketë kërkesë dhe në Shqipëri.

Por deputeti, Ilir Beqaj, ngriti shqetësimin se vendi ynë nuk është ende gati për futjen e 5G.

Ilir Beqaj: Nuk e shoh Shqipërinë të përgatitur për 5G. Kjo nuk është për internetin e njerëzve por makinave. Nëse me ndihmën e AKEP ne si Komision mund ta nxisim qeverinë që në sektorë të ndryshëm të teknologjisë dhe industrisë të vëmë detyrime ligjore që ti paraprijmë jemi të gatshëm por vetëvetiu kërkesë të brendshme unë nuk shoh.

Frekuencat 5G do ti jepen kompanive pas zhvillimit të tenderit.

Aktualisht brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here