Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua nga carabinierët në Venecia, pasi u kap me 11 doza kokainë.
Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari i arrestuar është Muhamet Alshabani dhe akuzohet për trafik droge.
Atij iu sekuestruan 11 doza kokainë, por gjatë kontrollit në banesë, qeni anti-drogë i zbuloi edhe 60 doza të tjera kokaine të fshehur në kondisioner.
I riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.