Monday, February 10, 2025
Home Politikë Dita e Evropës, Kryemadhi: Të vazhdojmë betejën për një Shqipëri me pluralizëm...

Dita e Evropës, Kryemadhi: Të vazhdojmë betejën për një Shqipëri me pluralizëm politik

0
478

Në Ditën e Evropës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se kjo ditë na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik.

Në një status në Facebook, ajo thotë se 9 maji është një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij.

Statusi i Monika Kryemadhit

9 Maji është dita e Europës, simbol i bashkimit dhe bashkëpunimit. 

Një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane!

Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në cdo qelizë të saj. 9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here