Gjykata e Tiranës liroi nga qelia ish deputetin demokrat Klevis Balliu dhe tre protestuesit e tjerë që u arrestuan dy ditë më parë gjatë përplasjes mes policisë dhe banorëve tek Unaza e Madhe në Tiranë.
Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për Klevis Balliun, Elton Skenderi, Seit Hajderasi, Lulzim Maçinaj.
Seanca- Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu së bashku me të arrestuarit e tjerë dolën paraditen e sotme para Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria kërkoi masen e sigurse arrest shtëpie” por gjykata vendosi ‘detyrim me paraqitje”
Mbështetes te te arresturve e pritën me brohoritje dhe me thirrjet “Rama ik” vendimin ndërkoh ish deputeti demokrat Edmond Spaho tha se Rama ka frike nga levizja e opozites, prandaj dhe bën arrestime politike.
Edmond Spaho: “Këta njerëz i kursyen shtetit 40 milionë euro që u kërkuan të vidheshin. Këta njerëz futen në burg ndërsa ata që donin të kryenin vjedhjen nuk dihet se ku janë. U dënua njeri që i thyen këmbën protestueses sepse po mbronte shtëpinë e vet? Do të fusë në burg deputetë të opozitës sepse ka frikë nga lëvizja e opozitës. Në ditë të Europës bëhen gjyqe politike.”
Arrestimi- Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë gjatë përplasjeve mes banorëve të Astirit dhe policisë tek Unaza e re. Banorët kishin dalë në protestë për të penguar kryeministrin Edi Rama të kalonte në atë zonë. Përplasja vijoi më pas para ambienteve të policisë, ku policia kishte shoqëruar të ndaluarit. Ndalimi i tyre u be per 6 akuza midis të cilave kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik, goditje për shkak të detyrës, organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit si dhe prishja e qetësisë publike dhe shkatërrimi i pronës.