Nesër homazhet për Zarifen, nëntetarja do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve

0
754

Të enjten, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen homazhet në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën mëngjesin e 6 majit pas shpërthimit të një mine në Letoni.

Homazhen për “Dëshmoren e Atdheut” do të mbahen nga ora 10 deri në 11:30.

Më pas në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit” ku edhe do të prehet nëntetarja.

Nga shpërthimi në Letoni mbeti i  plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here