Një përleshje ka ndodhur mesditën e sotme në zonën pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës që njihet si ‘Xhamia’.
Burime nga policia thanë se ka një plagosje, por jo me armë.
‘Është plagosje me sende të forta si pasojë e një konflikti mes dy personave’, thanë burime nga policia.
Ende nuk janë bërë të ditur identitet e personave të përfshirë në këtë ngjarje.