Tuesday, February 18, 2025
Home Kronika Drogë dhe armë, dy shqiptarë ndiqen si në filma në mes të...

Drogë dhe armë, dy shqiptarë ndiqen si në filma në mes të Athinës

0
571

Dy shqiptarë janë arrestuar në Athinë pasi akuzohen për vjedhje, kundërshtim të policisë dhe shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.

Mediat në shtetin fqinj thonë se shqiptarët janë të moshës 30 dhe 37 vjeç. Ata po udhëtonin me një makinë, kur në rrugën ‘Patission Street’ në Athinë policia i ka kërkuar të ndalojnë.  Shqiptarët kanë injoruar sinjalin e policisë duke rritur shpejtësinë e makinës, por pas ndjekjes ata u arrestuan në mes të Athinës.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti 30-vjeçarit një armë zjarri me fishkë dhe një karikatore me 12 fishekë. Ndërsa në posedim të 37-vjeçarit u gjetën 5 gr kokainë. Ky i fundit akuzohet edhe për tentativë vrasje, vjedhje dhe vjedhje me dhunë.

Po ashtu sipas autoriteteve greke makina me të cilin po udhëtonin shqiptarët ishte e vjedhur, ndërsa 30-vjeçari shqiptari ishte pa dokumente.

Të dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here