Shqipëria, destinacion i aventurës

0
774

Alpet Shqiptare rekomandohen nga revista Forbs si një ndër destinacionet e mundshme të aventurës për vitin 2019. Ky udhëtim që fillon nga Tirana dhe vazhdon në luginën e Valbonës u kushton shtrenjtë, duke filluar nga rreth 2,700 dollarë për person. Ndërkohë sipas INSTAT-it, shumica e të huajve zgjedhin bregdetin për shkak të çmimeve më të ulëta në krahasim me vendet e tyre. 

Prej kohësh Shqipëria është në hartën e turizmit të aventurës dhe për këtë vit Alpet Shqiptare rekomandohen nga revista Forbs si një ndër destinacionet e mundshme.

Duke iu referuar agjencisë “BikeHike Adventures”, revista u rekomandon turistëve një vizitë nëntëditore që nis nga Tirana, vazhdon në luginën e Valbonës dhe përfundon në Theth.

Pavarësisht se Shqipëria u rekomandohet turistëve për çmimet ulëta, ky udhëtim i aventurës në alpe mund t’u kushtojë atyre duke filluar nga 2,699 dollarë për person.

Dhe me këtë çmim të kripur aventurierëve u reklamohet miqësia e shqiptarëve ndaj të huajve dhe kuzhina tradicionale, si edhe vizita historike në Krujë, Shkodër, Thethi dhe vende të tjera.

Por pavarësisht kësaj, shifrat flasin ndryshe dhe deri tani Shqipëria zgjidhet për t’u vizituar për shkak të çmimeve më të ulëta bukurive të rivierës.

Sipas INSTAT-it shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri vijnë kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi dhe Italia, duke preferuar më shumë bregdetin dhe çmimet më të ulëta në krahasim me vendet e tyre.

Shtetasit e huaj, referuar të dhënave të vitit 2018, kanë kaluar mesatarisht 4.3 netë qëndrimi në Shqipëri, duke shpenzuar mesatarisht 52 euro në ditë.

Qeveria e konsideron turizmin të rëndësishëm në ekonomi dhe një burim i madh dhe i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here