Valdrin Pjetri zyrtarisht kandidat i PS per Shkodren: “Kenaqesi dhe detyrim. T’i rikthejme Shkodres lavdine”

0
880

Diten e sotme, Partia Socialiste ka zyrtarizuar te gjithe kandidatet e saj per bashkite e vendit. Ne Shkoder, kryeministri Edi Rama ka vendosur qe te kandidoje ne zgjedhjet lokale, Valdrin Pjetrin, qe deri me dje ishte ne postin e prefektit. Kete lajm, e ka konfirmuar edhe vete Pjetri ne rrjete sociale ku ka shprehur kenaqesine qe do kandidoje per kete qytet:

“Të nderuar miq e bashkëqytetarë shkodranë,

Me shumë kënaqësi dhe përulje ju njoftoj se do të jem kandidatat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës.

Është nder dhe privilegj i madh për mua të më jepet mundësia t’i shërbej qytetit tonë të dashur.

Mirënjohje e thellë për strukturat e Partisë Socialiste për besimin e treguar!

Angazhim maksimal për t’i rikthyer Shkodrës shkëlqimin e dikurshëm!

Sfidat që na presin janë të mëdha, por akoma më i madh është përkushtimi ynë për t’ia dalë mbarë.

Bashkë me të gjithë ju, ne do t’ia dalim!”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here